Lajme

Bislimi në Holandë: Mërgata mbetet pjesë kyçe e përpjekjeve për zhvillim konstant e të qëndrueshëm

Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, ka organizuar një pritje për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi me mërgatën shqiptare në Holandë. Me këtë rast Bislimi ka thënë se qeveria ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe e vlerësoi atë për rolin kyç dhe rëndësinë që përfaqësojnë.

Zëvendëskryeministri u njoh me historitë e tyre të suksesit, nga studentë të shkencave sociale deri tek ekspertët ligjorë dhe sipërmarrësit, thuhet në njoftimin e Zyrës së Zëvendëskreministrit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura janë thelbësor për zhvillimin e progresin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, si brenda e poashtu dhe jashtë vendit”, deklaroi ai.

Bislimi falënderoi mërgimtarët për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, duke theksuar edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit. “Mërgata mbetet pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim konstant e të qëndrueshëm”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player