KryesoreLajme

Bislimi: Me rëndësi të ndahet procesi i dialogut nga ai i integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është shumë me rëndësi që të ndahet procesi i dialogut Kosovës – Serbi nga procesi i integrimit të Kosovës në BE.

Bislimi ka ripërsëritur qëndrimin që e dha kryeministri Albin Kurti në Shkup të hënën, që tha se duhet ndarë këto dy procese.

Bislimi në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Bislimi po ashtu ka thënë se është me rëndësi që BE-ja t’i heqë masat që ka vendosur ndaj Kosovës.

“Ne kemi ndarë shumë momente historike dhe suksese me qeverinë çeke. Më 15 dhjetor të vitit 2022, kryeministri Kurti në Pragë paraqiti aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Puna jonë me Republikën Çeke ka sjellë rezultate. Për shkak të këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm ne kemi ngritur bashkëpunimin në nivelin e ambasadorëve me të drejta të plotë. Ne po ashtu kemi biseduar për masat aktuale kundër Kosovës. Pozita jonë është që masat duhet të hiqen, por më e rëndësishme është që procesi i dialogut të ndahet nga procesi i integrimit në BE”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE
YouTube player