KryesoreLajme

Bislimi: Mbretëria e Bashkuar na qëndroi gjithmonë përkrah

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.

Në fjalën e tij, ai shprehu se Mbretëria e Bashkuar mban një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet tona, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Në rrugëtimin tonë për liri, Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur – një komb që përkrah lirinë dhe vlerat demokratike, që na qëndruan pranë gjatë luftës dhe përpjekjeve tona për çlirim, dhe vitet pasuese të rindërtimit të vendit tonë. Javën e kaluar, pritëm ish-kryeministrin Tony Blair, për të shënuar së bashku 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e tij të palëkundur gjatë luftës”, tha zëvendëskryeministri.

Lexo më shumë  Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok

Më tej, ai shtoi se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe që po fuqizon themelet e demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit.

“Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, teksa marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhja ndërnjerëzore po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri dhe shumë fusha të tjera”, përfundoi zëvendëskryeministri.

Lexo më shumë  Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, kryesojnë India dhe Filipinet

Rruga Press

YouTube player