KryesoreLajme

Bislimi kritika ndaj BE-së: Ka qasje të pabalancuar në dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së duhet të hiqen sa më parë, pasi Kosova ka përmbushur kërkesat bazë për situatën në veri.

Bislimi duke raportuar në Komisionin parlamentar për integrime evropiane, kritikoi Bashkimin Evropian për qasje të pabalancuar edhe në dialogun me Serbinë.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Sipas Bislimit, brenda vendeve anëtare të BE-së ka presione sesi ka masa ndëshkuese ndaj Kosovës, veçse ka vendosur kryetar legjitim në katër komuna, ndërsa s’ka masa ndëshkuese ndaj Serbisë për agresionin në Banjskë.

Ai nënvizoi se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm, por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën në procesin integrues.\

YouTube player