Lajme

Bislimi: Jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha se në takimin që pati në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka folur edhe për energjinë.

Ai tha se në takimin e fundit që kanë pasur në Bruksel, ka pasur një keqinterpretim nga ana e Brukselit për  sa i përket asaj se si duhet të duket marrëveshja që garanton nënshkrimin e kontratës.

Lexo më shumë  Ekonomia në Shqipëri mbahet më këmbë nga shteti dhe taksat neto, sollën 70% të rritjes në TII, zbehet ndërtimi

“Në Bratislavë është eliminuar ky keqkuptim dhe jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit”, tha Bislimi

Tutje, Bislimi tha se ka ide nga Lajçak që plani i sekuencimit kërkon takim të nivelit të lartë, sepse, siç tha ai, kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces.

Rruga Press

YouTube player