KryesoreOpinion/Aktualitet

Biri i atij që UÇK-në e akuzoi për krime lufte, sot bën thirrje që bijën e Jusuf Gërvallës ta zëvendësojë nipi i Mehmet Maliqit

Shkruan Jeton Sopa

Mehmet Maliqi në vitet e 80-ta ka qenë shef i UDB-së për Kosovë organizatës famëkeqe serbe e cila ka vrarë persekutuar e burgosur me mijëra shqiptarë të Kosovës.

Bashkëveprimtarët e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, e Kadri Zeka të cilët u vranë në vitin 1982 nga UDB-ja e kanë akuzuar Mehmet Maliqin si njeriun kryesor që i ka organizuar këto vrasje së bashku me Selim Broshen.

Sot 40 vite më pas i biri i babës të cilin e ka trajtuar UÇK-ja si bashkëpuntor të Serbisë dhe i cili publikisht e ka akuzuar UÇK-në për krime lufte, krerët e së cilës ndodhen sot duke u gjykuar në Hagë, po bënë thirrje që bijën e heroit Jusuf Gërvalla ministren Donika Gërvalla duhet ta zëvendësoi në udhëheqje nipi i Mehmet Maliqit.

Lexo më shumë  Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

“Mëkati im i vetëm është se jam i biri i Mehmet Maliqit” pati thënë dikur në një intervistë “analisti” i mirënjohur Shkëlzen Maliqi birin e të cilit tash po lobojnë për ta zëvendësuar ministren Donika Gërvalla.

Krejt kjo ndoshta edhe mund të jetë rastësi por kur e mendon që gjithë këtë frymëzim e paska marrë pasi e paska përcjellur nipin e Mehmet Maliqit në një intervistë te Klani i Devollëve me letra të Serbisë emisionin e të cilit e udhëheq biri i një ish- prokurori që i ka persekutuar e burgosur patriotët shqiptar siç ka thënë frik Nasim Haradinaj, atëherë e kupton se kjo nuk është bash rastësi…!

Kadal djema çka keni marr haz kështu?

Ju pse po mundeni me jetu dhe vepru lirshëm në Republikën e Kosovës kjo nuk do të thotë se do të vini përsëri në pozita ku mundeni me vendosë për shtetin e fatin tonë ashtu siç vendosen baballarët tuaj sepse për këtë gjë tashmë ka vendosur gjaku i mijëra heronjve e martirëve.

Ne edhe falim por kurrë nuk harrojmë…

se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini.

siç ka thënë para 100 vitesh i madhi Gjergj Fishta.

YouTube player