Shëndetësi

Biontech ka filluar ta zhvillojë vaksinën kundër variantit Omicron

Biontech ka filluar ta zhvillojë një vaksinë kundër variantit Omicron të koronavirusit, raporton Blick.

Firma ka deklaruar këtë të hënën.

Deri më tash nuk është e qartë nëse vaksinat aktuale kundër koronavirusit mbrojnë nga varianti i ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar variantin e ri si rrezik shumë të lartë.

Edhe firma tjetër Moderna ka nisur të punojë në një version më të mirë të vaksinës. Omicron ka shumë mutacione në proteinë, që mund të shmangin imunitetin e siguruar nga vaksina.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *