Opinion/Aktualitet

Biletë biznesi, Prishtinë – Beograd deri në Kazakistan

Zyrtarët e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ndonjë garë për t’i komentuar trazirat në Kazakistan.

Megjithatë, disa politikanë nga Kosova dhe Serbia kanë mbajtur publikisht anën e autoriteteve të Kazakistanit, pas shpërthimit të protestave antiqeveritare, në fillim të janarit. Protestat kanë qenë të papara në historinë 30-vjeçare të Kazakistanit si shtet i pavarur.

Shqiptari më i pasur dhe njëra prej familjeve më të pasura serbe kanë gjetur aleatët politikë dhe interesin financiar në shtetin e Azisë Qendrore.

Lidhjet e biznesit ndërmjet Kosovës dhe Kazakistanit

Në vitin 2019, qyteti është riemëruar Nur-Sulltan, sipas emrit të ish-presidentit kazak, Nursulltan Nazarbayev, i cili ka qeverisur vendin për gati 30 vjet.

Kompania e ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, Mabetex, ka vendosur themelet e kryeqytetit të Kazakistanit, Astana.

Siç thuhet në faqen e internetit të Pacollit, ka qenë Nazarbayev ai që e ka ftuar atë në vitin 1997, për të marrë përsipër projektimin dhe zbatimin e transformimit të kryeqytetit nga Almati në Astana.

Në Astana, sot Nur-Sulltan, kompania e Pacollit, Mabetex, ka projektuar dhe ndërtuar objekte, si: ndërtesa e parlamentit, zyra e kryeministrit, ministria e jashtme, rezidencat shtetërore, pallati presidencial, qendrat sportive, pastaj objekte kulturore, si: teatri, opera dhe baleti, si dhe sallat e muzikës.

Mabetex ka ndërtuar edhe aeroportin, ndërsa gjatë viteve 2014-2017, ka projektuar dhe zbatuar pjesën më të madhe të punëve për “Expo 2017-2018”.

Mabetex edhe sot ndërton në Kazakistan.

Aktualisht, në ndërtim e sipër është vendbanimi Saranda – VIP në Nur-Sulltan, në një hapësirë prej mbi 60 hektarësh.

Klient i këtij projekti, sipas ueb-faqes së Mabetexit, është administrata e presidentit të Kazakistanit.

Në Kazakistan gjenden rreth 2,000 shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët punojnë në kuadër të kompanisë së Pacollit. Ata punojnë në qytetet: Ust Kamenogorsk (Oskemen), Almati dhe Nur-Sulltan.

Në vitin 2011, Pacolli ka qenë president i Kosovës për një kohë të shkurtër. Nga viti 2011 deri në vitin 2014 ka qenë edhe zëvendëskryeministër i parë. Besohet se Pacolli është shqiptari më i pasur në botë.

Në një intervistë për REL-in në vitin 2014, Pacolli ka thënë se gjithë pasurinë e ka fituar me punë gjatë shumë dekadave.

Kompania e tij, Mabetex, është themeluar në Zvicër në vitin 1999 dhe ka qenë e angazhuar për ndërtim dhe rinovim në mbarë botën.

Mabetex ka rindërtuar Kremlinin, ka ndërtuar në Iran, Arabi Saudite, Evropë dhe Kubë.

Gjatë trazirave në Kazakistan, më 7 janar, 2022, Pacolli ka shprehur mbështetjen për këtë vend, duke thënë se populli nuk e meriton një gjë të tillë.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

“Dhe së fundi në Kazakistan, ku fillova dhe ku ende po ndërtoj kryeqytetin e Kazakistanit, një qytet ku sot ka tashmë 700,000 njerëz. Jam shumë i lumtur që jam ideologu i këtij projekti. Së bashku me një arkitekt japonez, vendosëm linjat e para se si do të duket qyteti. Qyteti është ndërtuar mbi bar dhe sot është një nga qytetet moderne në botë dhe ka 700,000 banorë.”

Në vitin 1997, Nazarbayev ka falënderuar Pacollin për

Pacolli, gjatë afarizmit të tij shumëvjeçar në Kazakistan, ka marrë shumë falënderime edhe nga vetë Nazarbayev. Ai është shpallur qytetar nderi në Astana (Nur-Sulltan).

Gjatë vitit 2015, ai është dekoruar nga presidenti i Republikës me medaljen ceremoniale “Njëzet vjet të Kushtetutës së Kazakistanit”.

Nuk dihet se sa kanë kushtuar të gjitha këto projekte.

Lidhjet e biznesit ndërmjet Serbisë dhe Kazakistanit

Millanka Kariq, konsulle nderi e Kazakistanit në Serbi, dhe deputetët serbë, Dragomir Kariq dhe Ollivera Kariq Nedelkoviq, kanë shprehur mbështetjen për udhëheqësit e Kazakistanit, pas valës së protestave.

Në një letër dërguar Ambasadës së Kazakistanit në Beograd, Millanka Kariq ka shkruar se Kazakistani “është sulmuar brutalisht në formën e organizimit të trazirave masive, të cilat kanë çuar në viktima njerëzore.”

“Në këtë situatë të rëndë, shpreh mbështetjen time për të gjithë popullin vëllazëror të Kazakistanit dhe për veprimet e presidentit Kassym Jomart Tokayev, i cili synon kthimin në jetën normale”, thuhet në mesazhin e 11 janarit.

Ollivera Kariq Nedelkoviq, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kazakistanin, ka thënë në letrën e saj drejtuar Ambasadës se “me dhimbje në shpirt mëson lajmet nga Kazakistani që e ka për zemër.”

“Dëshiroj të shpreh fjalët e mia të mbështetjes për udhëheqjen dhe gjithë popullin vëllazëror të vendit tuaj të bukur”, ka thënë ajo.

Dragomir Kariq ka thënë se ka pasur “bashkëpunim disavjeçar, miqësi dhe marrëdhënie të mira njerëzore” me Kazakistanin.

Është edhe më e dhimbshme të dihet se paqja dhe prosperiteti i vendit të Stepës së Madhe janë trazuar nga veprimet e vandalëve dhe provokatorëve. Ata duan që ajo që u krijua nga përpjekjet e të gjithë vendit mik, shumëkombësh, të përshkohet brenda natës nga veprimet brutale të banditëve të vërtetë, në favor të ambicieve politike të dikujt, ka shkruar Kariq, i cili ka shprehur “mbështetjen e plotë për vendimet e sjella me vendosmëri dhe largpamësi nga presidenti Kassym Jomart Tokayev.

Familja Kariq është një nga më të pasurat në Serbi. Ajo ka pasur ndikim të madh në Serbi, në vitet 1990, nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit, ndërsa më pas fuqia e saj ka nisur të bie.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Kritikët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me të fuqishmin Aleksandr Lukashenka, i cili ka sunduar Bjellorusinë me “grusht të hekurt” për 27 vjet dhe i cili ka reaguar ashpër ndaj protestave të muajit gusht, të vitit 2020. Protestat kanë shpërthyer pas zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. Kritikët thonë se zgjedhjet janë vjedhur, në favor të Lukashenkës. Kjo mohohet nga familja Kariq.

Gjatë dekadës së fundit, familja Kariq ka arritur në majat e industrisë bjelloruse të pasurive të paluajtshme, duke bërë fitime të mëdha në këtë proces, sipas raporteve të kompanisë.

Perandoria e familjes Kariq në botën e pasurive të paluajtshme, në fillim të vitit 2020, ka pasur më shumë se shtatë milionë metra katrorë projekte në zhvillim, në Bjellorusi dhe Kazakistan.

Në vitin 2015, Fondacioni Kariq ka shpërblyer Nursulltan Nazarbayevin, udhëheqësin autoritar që ka sunduar Kazakistanin për më shumë se një çerek shekulli dhe që vazhdon ta sundojë, pavarësisht largimit të tij zyrtar në vitin 2019.

Fondacioni Kariq ka botuar së voni libra lajkatarë për presidentin rus, Vladimir Putin, Nazarbayevin dhe presidentin kinez, Xi Jinping.

Ish-politikani dhe biznesmeni serb, Bogolub Kariq, dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët kanë shërbyer në të njëjtën kohë në Qeverinë e Millosheviqit, janë takuar disa herë në vitet e fundit, veçanërisht në ceremonitë e projekteve në Serbi dhe Kazakistan.

Në të njëjtin postim, Kariq ka thënë se qeveritë dhe shtetarët botërorë e trajtojnë familjen Kariq dhe kompanitë e saj me shumë respekt.

Në maj të vitit 2017, Bogolub Kariq, në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ai ka vizituar kompaninë e tij dhe se është ndalur pranë një modeli që përfaqëson miliona metra katrorë që shteti i Kazakistanit “ia ka besuar t’i ndërtojë”.

“Dhe shpesh na ftojnë, duke propozuar projekte me vlerë prej miliarda dollarësh.”

Presidenti serb, Vuçiq, dhe kryeministri i Kazakistanit, Bakitjan Sagintayev, në tetor të vitit 2018, kanë vendosur në Astana kapsulën për projektin e ndërtimit të një kompleksi rezidencial, BK Tesla Park.

Siç thuhet në llogarinë e familjes Kariq në Instagram, vlera e projektit është 1 miliard e 200 milionë dollarë.

Gjithashtu shtohet se kompleksi i kompanisë BK Tesla Park në Astana do të ndërtohet në njërën nga rrugët kryesore. Afati i planifikuar për përfundimin e projektit është viti 2023./REL

Rruga Press

YouTube player