Lajme

Bilanci i Covid në Kosovë/ 8 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është 12 qytetarë.

 Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 8 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 2.274 mostra të testuara.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Në 24-orëshin paraprak fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është 12 qytetarë. Raste aktive aktualisht janë 314.

Njoftimi i MSH-së:

Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848.  Në total numri i rasteve aktive është 314.

Lexo më shumë  BE-ja mirëpret formimin e institucioneve në Kosovë, Terras: Qeveria funksionale hap rrugën drejt familjes evropiane

RRUGAPRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *