BallinaBota

Bilanci botë/ Mbi 72 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur, Gjermani shënon rritje infektimesh, paralajmëron shtrëngim të masave

Në Gjermani gjatë orëve të fundit janë regjistruar pozitiv mbi 21,816 të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,320,592 persona. Ndërsa numri i vdekje është rritur, duke regjistruar mbi 351 pacientë dhe në total është 22,171. Ndërkohë, dite e fundit, Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi që kufizimet në të gjithë vendin që janë aprovuar në 2 nëntor nuk kishin rezultuar efektive, pasi numri i vdekjeve ka qenë i lartë.

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 72 milionë persona të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ndërkohë që 1,611,948 persona kanë ndërruar jetë. Nga të prekurit nga pandemia janë shëruar mbi 50 milionë pacientë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve. Sakaq, gjatë orëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të infektimeve, ku mbi 220,298 persona janë shënuar pozitiv dhe numri në total është 16 milionë. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 2,309 pacientë dhe numri në total është 305,082.Ndërkohë, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave ka aprovuar vaksinën Pfizer dhe BionTech për përdorimin emergjent si 81% efektive dhe pritet shërndarja masive e saj në SHBA ditën e nesërme, pasi presidenti aktual Donald Trump, ka thënë që shërndarja do fillojë 24 orë pas aprovimit.

India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimeve. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të infektimeve, ku janë shënuar pozitiv mbi 30,354 persona dhe numrit në total është 9,8 milionë. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 393 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 143, 055.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Në Gjermani gjatë orëve të fundit janë regjistruar pozitiv mbi 21,816 të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,320,592 persona. Ndërsa numri i vdekje është rritur, duke regjistruar mbi 351 pacientë dhe në total është 22,171. Ndërkohë, dite e fundit, Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi që kufizimet në të gjithë vendin që janë aprovuar në 2 nëntor nuk kishin rezultuar efektive, pasi numri i vdekjeve ka qenë i lartë. Merkel iu bëri thirrje udhëheqësve të shtetit federal që të fillojnë pushimet e Krishtlindjeve më shpejt, në 16 dhjetor, për të ndihmuar njerëzit të kufizojnë kontaktet me të tjerët.

Franca është një nga vendet që gjatë valës së dytë të pandemisë ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve, ku si pasojë ka vendosur masat izoluese më herët se vendet e tjera në Evropës dhe ende vazhdon të jetë në izolim. Sakaq, vendi do të shtyjë rihapjen e institucioneve kulturore dhe do të vendosë ndalim qarkullimin me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Nga mesi i muajit, do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë regjistruar pozitiv mbi 13,947 persona, duke e çuar numri në total 2,385,319. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 304 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 57,761. Franca aktualisht ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve në Evropë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në valën e parë, por dhe në valën e dytë në vend është shënuar një numër i lartë infektimesh, ku vendi ka hyrë në izolim total. Sakaq, dy ditën e djeshme ai është cilësuar si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 649 pacintë dhe shifra në total është 60,036. Ndërsa janë regjistruar pozitiv mbi 19, 903 persona dhe numri në total është 1,825,775.

Greqia po ashtu është një nga vendet që ka shënuar një rritje të numrit të infektimit dhe si pasojë dy ditë më parë ka shpallur paketën e re të masave parandaluese, e cila është shtyrë deri më 7 janar. Gjithashtu është vendosur një masë orari lëvizje gjatë natës, ku personave nuk i lejohet të dalin nga ora 21:00 deri në 7:00. Sakaq, gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 1,194 persona, duke e çuar numrin në total 123, 842. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 68 pacientë, duke e çuar numrin në total 3,540 njerëz.

YouTube player