Bota

Bilanci: 32.750 ushtarë rusë të vrarë . Ukraina: 250 trupa i vramë vetëm në 24 orë

BBC

Ukraina nxjerr bilancin, se të paktën 250 trupa ruse janë vrarë në 24 orët e fundit, në ditën e 111 të pushtimit të vendit.

Rreth 32.750 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që kur nisi lufta më 24 shkurt, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Që prej shkurtit, Ukraina pretendon se Rusia ka humbur gjithashtu:

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

-1440 tanke

-3528 mjete të blinduara

-722 sisteme artilerie

-230 sisteme raketash me hedhje të shumëfishtë

-97 sisteme kundërajrore

-213 avionë

-179 helikopterë

-591 dronë

-129 raketa kruz

-13 anije

-2485 makina dhe cisterna nafte

-55 copë nga pajisje speciale.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë ditës së fundit në zonat rreth qyteteve Bakhmut dhe Severodonetsk.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

BBC nuk është në gjendje që të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *