Bienalja e artit, Lumturie Blloshmi vijon të thyejë tabu, veprat ia ekspozojmë në Venecia
Në bienalen e artit në Venecia do të shkojë Lumturi Blloshmi. Vepra e guximshme e kësaj artisteje do të prezantohet në bienalen më të njohur të artit, ndonëse artisten e humbën në betejën me Covid, një vit më parë.
Ajo që duket se solli instalacionin dhe performancën në ekspozimin e artit vizual, do të bëhet sërish artistja që di të thyejë disa tabu.
Ajo do të shënjohet si e para artiste femër nga Shqipëria që prezanton artin personal.
Kuratorja Adela Demetja, njëkohësisht edhe një mike e Blloshmit në vitet e fundit të jetës, do të kujdeset për këtë prezantim që është konceptuar në tre pjesë.
Pjesë e këtij projekti do të edhe jenë regjisori meksikan Tin Dirdamal, arkitektja gjermane Johanna Meyer dhe artisti britanik Alexander Walmsley.
RrugaPress