Bota

Bien ndjeshëm çmimet e kriptovalutave, zhvlerësohen më shumë se 10 përqind

Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm në orët e hershme të mëngjesit së sotëm (e shtune), duke u zhvlerësuar më shumë se 10 për qind gjersa vlerat kapën shifrat afërsisht të 43 mijë dollarëve.

Kriptomonedha më e shquar në botë më pas i balancoi humbjet duke u rritur në 47,133 dollarë. Megjithatë, Bitcoin ka rënë më shumë se 16 përqind në 24 orët e fundit, sipas Coindesk.

Lexo më shumë  BE-ja thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Çmimi i Ethereumit gjithashtu ka pësuar rënie me më shumë se 10 përqind në rreth 3,500 dollarë. Ai u kthye disi më pas, duke u tregtuar afërsisht 3,870 dollarë.

Ethereumi, monedha dixhitale e dytë më e madhe në botë për nga vlera e tregut, ka humbur më shumë se 14 përqind gjatë 24 orëve të fundit, sipas Coinmarket.

Të dyja kriptovalutat kanë përjetuar tregti të trazuar që kur u shfaq varianti Omicron të COVID-19, duke ndjekur tregjet globale të aksioneve të cilat kanë qenë gjithashtu të paqëndrueshme. Më 26 nëntor, Bitcoin arriti nivelin më të ulët të shtatë javëve afërsish 54 mijë dollarë.

Lexo më shumë  Zhvillohen protesta masive në Gjermani kundër paktit CDU/CSU dhe AfD

Bitcoin tani është në rënie rreth 30 përqind nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave afërsisht 69 mijë dollarë, vlerë të cilën e arriti në fillim të muajit nëntor. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *