Bie në pusin 30 metra dhe mbijeton, 40 orësh “luftë” me kohën për të shpëtuar 5-vjeçarin
Forcat e shpëtimit po garojnë me kohën për të shpëtuar një djalë 5-vjeçar i cili mbijetoi pasi ra në një pus 30 metra të thellë, dhe ka mbetur i bllokuar prej më shumë se 40 orësh.
Fëmija, të cilin mediet lokale e kanë identifikuar si një djalë pesëvjeçar i quajtur Rayan, thuhet se po luante pranë pusit në qytetin Tamrout, 100 kilometra nga Chefchaouen.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan gërmues të shumtë që zhyten thellë në tokë nga drejtime të shumta për të arritur tek djali, ndërsa turma të vogla u mblodhën buzë gropës për të parë nga afër operacionin e shpëtimit.
Të enjten, 3 shkurt mediet lokale raportuan se ai kishte marrë ushqim dhe ujë që iu hodhën duke përdorur një litar.
Sipas raporteve të agjencisë zyrtare të lajmeve MAP të Marokut, punonjësit e shpëtimit kanë përdorur pesë buldozerë për të hapur një gropë paralele me pusin dhe do të shpresojnë të depërtojnë në vendin ku djali ka rënë.
“Shpëtimi i fëmijës po afron,” tha të enjten zëdhënësi i qeverisë Mustapha Baitas. “Zemrat tona janë me familjen dhe ne lutemi që ai të kthehet me ta sa më shpejt të jetë e mundur.”
Boshti ishte shumë i ngushtë që shpëtimtarët të arrinin në fund, kështu që gërmuesit u dërguan për të hapur një gropë pranë tij.
Rruga Press