Lajme

Bie në 11 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë – nga 27 mijë në fillim të shtatorit

Numri i rasteve aktive me coronavirus nga fillimi i muajit ka rënë dukshëm në Kosovë.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë 11 mijë e 862 raste janë ende aktive më Kosovë, nga 27 mijë  e 404 sa ishin me 1 shtator 2021.

Në këto dy javët e fundit, numri i personave të shëruar nga COVID-19 ka qenë më i madh se i atyre të infektuar.

Lexo më shumë  23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me Grupin e Intelektualëve

Sipas statistikave që u publikuan, sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144 mijë e 183 persona.

Ndërkaq, gjatë 18 ditëve të para të këtij muaji kanë humbur jetën 385 qytetarë të Kosovës të infektuar me COVID-19, ndërkaq deri më tani numri i personave të vdekur ka shkuar në 2 mijë e 889.

Ndërkaq edhe vaksinimi i qytetarëve është duke u bërë me shifra mjaft të larta në 24 orë.

Lexo më shumë  Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, kryesojnë India dhe Filipinet

Brenda ditës së djeshme janë dhënë 18 mijë e 555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më tani ekipet e vaksinimit kanë dhënë mbi 1 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *