Bota

Bie ndjeshëm niveli i papunësisë në SHBA, bizneset rrisin pagat

Punëdhënësit amerikanë kanë shtuar 431 mijë vende pune gjatë muajit mars, derisa ekonomia e vendit vazhdon të rikuperohet nga efektet e pandemisë COVID-19.

Të dhënat nga Departamenti amerikan i Punës tregojnë rritje të vendeve të punës, duke e ndihmuar uljen e shkallës së papunësisë në 3.6 për qind.

SHBA-ja tani ka rifituar pothuajse të gjitha vendet e punës të humbura që nga kriza e pandemisë.

Të përballur me tregun e punës, bizneset po paguajnë më shumë për të tërhequr punëtorët.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

“Paga mesatare javore gjatë muajit mars u rrit me 5.6 për qind, krahasuar me një vit më parë”, njofton Departamenti amerikan i Punës.

Megjithatë, këto fitime vazhdojnë të vonojnë inflacionin, i cili arriti në 7.9 për qind gjatë muajit shkurt, një nivel më i lartë në 40 vjet.

Raporti mujor ishte një tjetër shenjë e rritjes së “shëndetshme” në ekonominë më të madhe në botë, pavarësisht sfidave të paraqitura nga ndërprerjet e furnizimit që rrjedhin nga agresioni ushtarak rus në dhe nga COVID-19.

Lexo më shumë  Hungari, arrestohet vëllai i Viktor Orbanit për trafikim qeniesh njerëzore

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore – në 62.4 për qind gjatë muajit të kaluar – mbetet gjithashtu një pikë përqindje më e ulët se sa ishte në shkurt të 2020-së, e që është një shenjë se më shumë njerëz janë të disponueshëm për t’u punësuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *