Lajme

Bie interesi i studentëve për bujqësinë, peshkimin dhe veterinarinë, INSTAT: Biznesi dhe ligji në fokus

Të rinjtë shqiptar janë pak të interesuar për bujqësinë, peshkimin dhe veterinarinë.  Këtë vit akademik numri i studentëve në këto degë me rëndësi kombëtare ka rënë ndjeshëm.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave të rinjtë që kanë nisur shkollën e lartë në këto  programe janë rreth 20% më pak se vjet. Vetëm 2.2% e numrit të përgjithshëm të studentëve janë regjistruar në fushat më pak të pëlqyera.

Artet dhe shkencat humane janë të tjera degë që nuk zgjuan interesin e maturantëve këtë vit.  Numri I studentëve të rinj ra me 13.1%  thotë INSTAT.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Ndryshe ka ndodhur me inxhinierinë, prodhimin dhe ndërtimin. Studentët që i kanë përzgjedhur janë rritur ndjeshëm.  9.8% më shumë është numri i atyre që nisën shkollën e lartë në këto fakultete këtë vit.

Tendencë rritje vihet re dhe në degët që lidhen me mjekësinë, si shëndet dhe mirëqenie ndonëse jo në të njëjtin nivel me inxhinieritë, por 4.4% më tepër se vjet.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Biznesi dhe ligjet ashtu si dhe më parë mbeten të parapëlqyera për të rinjtë ndryshe nga  sa ndodh me mësuesinë që vijon të zgjojë pak interes. Numri i të regjistruarve në shkencat e arsimit pësoi një tjetër rënie këtë vit, prej 3.4%, aq sa është rritja në degët e ekonomikut.

Në këto degë vijon të jetë e përqendruar një e katërta e numrit të përgjithshëm të studentëve.  Shkollën e lartë këtë vit e nisën 72 mijë e 852 studentë  rreth 2.1% më pak se vitin e shkuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *