KryesoreLajme

Bie dukshëm importi i mallrave me Serbinë, rritet partneriteti tregtar me SHBA-në

Eksporti i  mallrave arrin të mbulojë importin me vetëm 12 për qind. Por ajo që bie në sy është fakti se importi i mallrave nga Serbia është gati në fund dhe me një përqindje fare të vogël, ndërsa që është vërejtur se kohën e fundit ka një rritje të partneritetit tregtar mes Kosovës dhe SHBA-së.

Bazuar në të dhënat e ASK-së, tregtia e jashtme e  mallrave në Kosovë tregon për një deficit tregtar më të lartë për 6,3% në muajin dhjetor 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, më saktë në vlerë prej 477,7 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 449,5 milionë eurosh në vitin 2022.

Gjatë vitit të kaluar  eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 18,7 milionë  euro, ose 28,7%.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA-ja (13,2%) dhe  Zvicra (8,9%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 218,7 milionë euro, ose 40,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,9%) dhe Kina (10,1%).

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,1 milionë euro, ose 12,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-25,5%).

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,4%), Serbia (1,8%).

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2023 kishte vlerën 65,4 milionë euro, ndërsa importi 543,1 milionë euro, që është një rënie prej (-9,3%) për eksport, si edhe një rritje prej 4,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18,5% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5,8% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,6% e përbëjnë produktet minerale; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,5% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 8,8% e përbëjnë metalet bazë

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Eksportet e Kosovës në vende të BE-së

Eksportet e Kosovës në vende të BE-së arritën në 18,7 milionë euro, ose rreth 28,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2,1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,0%), Italia (4,2%), Holanda (2,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vende të BE-së ishin rreth 225,3 milionë euro, ose 47,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,8%), Greqia (5,6%), Italia (4,3%), etj.

Eksportet e Kosovës me vende të CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28,0 milionë euro, ose 42,7% të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (-5,9%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18,3%),  Maqedonia e Veriut (12,5%), Serbia (5,8%), Mali i Zi (4,9%).

Rruga Press

YouTube player