Bota

Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se shteti i tij do të fillojë të dërgojë armë të reja dhe pajisje në Ukrainë, brenda ditësh.

Vonë të martën, Senati amerikan ka aprovuar paketën e ndihmës së huaj në vlerë prej 95 miliardë dollarësh. Paketa përfshin mbështetje ushtarake për Izraelin, Tajvanin dhe po ashtu për Ukrainën.

Bideni është zotuar të mërkurën ta nënshkruajë atë “sapo t’i shkojë në tavolinë”, në mënyrë që ndihma të mund të dërgohet në Ukrainë “këtë javë”.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Ukraina ka kërkuar vazhdimisht ndihmë perëndimore pasi Rusia po bën përparime në fushën e betejës.

Të përfshirë në paketë janë 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Paketa kaloi në Senat me një votim dypartiak me 79-18.

Miratimi i së martës në mbrëmje erdhi pasi masa u miratuar fillimisht në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, të shtunën.

Bideni përshëndeti miratimin e tij në një deklaratë, duke e quajtur atë “legjislacion kritik që do ta bëjë kombin dhe botën tonë më të sigurt, pasi ne mbështesim miqtë tanë që po mbrojnë veten kundër terroristëve si Hamasi dhe tiranëve si Putini”.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Duke reaguar ndaj votimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ai “përforcon rolin e Amerikës si një fener i demokracisë dhe udhëheqës i botës së lirë”.

Rruga Press

YouTube player