Bota

Bideni zbulon ‘dhuratën për ditëlindjen’ e shtetit të Ukrainës: 3 miliardë dollarë

Joe Biden ka konfirmuar se SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës gati 3 miliardë dollarë, për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për disa vite, shkruan BBC.

Është kësti më i madh i ndihmës amerikane që do të dërgohet në Kiev, thuhet në një deklaratë nga Biden. Ai shtoi se paratë do t’i lejojnë Ukrainës të blejë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, si dhe radarë dhe pajisje të tjera.

Lexo më shumë  Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

Kjo ndihmë në vlerën masive prej 3 miliardë dollarësh shpallet në ditën e pavarësisë së Ukrainës, përvjetor që nuk i ngjan festës, por mobilizimit të mëtejshëm për përballjen e Ukrainës me ushtrinë pushtuese ruse të Vladimir Putinit, që deri tani ka rezultuar me sukses.

Në muajin e gjashtë të pushtimit, Bideni tha se ukrainasit kanë “frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj lirisë”.

Lexo më shumë  SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Ukraina do të mbetet një “komb sovran dhe i pavarur”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *