Bideni thotë se Kievi ia ka “pushtuar një pjesë të zemrës”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Kievi ia ka “pushtuar një pjesë të zemrës”, pas vizitës befasuese që bëri të hënën në kryeqendrën e Ukrainës.
Biden në Twitter ka postuar shënimin që ka lënë për vizitën e tij në Kiev, ku e ka falënderuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për mikëpritje dhe e ka përgëzuar për kurajë dhe lidership.
Zelensky ka përgëzuar vizitën e Bidenit duke e quajtur “vizitën më të rëndësishme në histori të marrëdhënieve ukrainase-amerikane”.
“Diskutimet e sotme me Josep Bidenin ishin aq me kuptim dhe të rëndësishme siç është bërë traditë për marrëdhëniet mes shteteve tona”, ka thënë Zelensky.
Vizita e Bidenit vjen 4 ditë para njëvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.
Kyiv has captured a part of my heart.
— President Biden (@POTUS) February 20, 2023
I knew I would be back. pic.twitter.com/5HYcoEL47Y
Rruga Press