Lajme

Abrashi publikon fotografi të Vlora Çitakut me ish-agjentin e arresuar të FBI: Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person

Rasti i ish agjentit të arrestuar të FBI-së po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të mediave ndërkombëtare dhe sidomos ato amerikane. Ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i arrestuar muajin e kaluar nga autoritetet amerikane, nën dyshimin se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri , Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi ka publikuar një fotografi të ish-Ambasadores së Kosovës në Amerikë Vlora Çitakut me ish-agjentin kontrovers të FBI-së duke thënë se SHBA-ja po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Deputeti Abrashi ka thënë se Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *