Bota

Bideni: Putini është një kasap

Pasi e etiketoi si kriminel lufte, Presidenti amerikan, Joe Biden, e quajti “kasap” homologun rus, Vladimir Putin, në një takim me refugjatë ukrainas këtë të shtunë në Varshavë.

I pyetur nga gazetarët çfarë mendoi pasi pa refugjatët, duke qenë se ai merret me Putinin çdo ditë, Bideni u përgjigj: “Ai është një kasap”.

Gjatë prononcimit të shkurtër, Bideni tha se nuk ishte hera e parë që vizitonte kampe të tilla të njerëzve që i iknin luftës, por gjithmonë mahnitej nga forca e shpirtit njerëzor. “Është e pabesueshme! Gjithë ata fëmijë të vegjël. Duan të të përqafojnë, të të falënderojnë. Kjo të bën të ndihesh shumë krenar”, tha ai.

Lexo më shumë  Borrell: Serbia ka shkallë shumë të ulët të bashkërendimit me politikën e jashtme të BE-së

“Secili prej atyre fëmijëve kishte nga një kërkesë, që të luteshim për baballarët apo gjyshërit e tyre që po luftonin në Ukrainë. E mbaj mend se si ndihesh kur një njeri i afërt ndodhet në luftë. Çdo mëngjes çohesh dhe vetëm mendon… dhe lutesh që të të marrë në telefon”, shtoi presidenti amerikan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *