Bota

Bideni parashikon se Rusia do t’i fusë trupat në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, mbajti një konferencë të rrallë shtypi në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar vitin e tij të parë në detyrë.

Bideni me këtë rast ka thënë se beson se Putini do t’i “fusë” trupat që ka grumbulluar në kufirin me Ukrainën.

“Ky është një vendim tërësisht i Putinit. Dyshoj se kjo varet nga ajo se në çfarë krahu zgjohet ai nga gjumi”, ka thënë Biden.

Lexo më shumë  Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën! Gjenocidi serb ndaj më shumë 8 mijë burrave boshnjakë

Bideni ka folur edhe për agjendën e tij, duke mohuar dështimet e disa prej parashikimeve dhe planifikimeve.

Në vend të kësaj, ai argumentoi se ai ka “tejkaluar” pritjet, duke treguar rënien e vdekjeve nga COVID-19.

Rruga Press

YouTube player