Bideni merr dhuratë plisin e veshjen kombëtare shqiptare
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka bërë të ditur se në emër të popullit të Kosovës, i ka dërguar dhuratë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, veshjen kombëtare për meshkuj dhe një plis.
Kjo Shoqatë ka bërë të ditur se gjithashtu i ka dërguar edhe një kolmet veshje kombëtare për femra për zonjën e parë Jill Biden.
Sipas tyre dhuratat janë dërguar me urimet më të mira për fundvit.
“Media të nderuara ju njoftojmë se para disa dite i kam dërguar në adresë të Shtëpisë së Bardhë, Washington DC, nga një komplet veshjesh tona nacionale për meshkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra”, thuhet në komunikatën e Shoqatës.
“Nuk e kam publikuar lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptuar që pakoja ka arritur në SHBA … Poashtu, ia kam dërguar një letër përshëndetëse e falënderimi për veprimet e tij të bëra ndaj nesh e urimi për festat e fundvitit”, thuhet në komunikatë.
Rruga Press