Bota

Bideni thotë se Putini nuk duhet të qëndrojë në pushtet

Presidenti i SHBA Joe Biden mendon se Vladimir Putin nuk duhet të qëndrojë në pushtet.

Këtë e deklaroi sërish gjatë një fjalimi të mbajtur në kryeqytetin polak, Varshavë, të hënën.

Biden theksoi se ky është një mendin personal, e se SHBA nuk është pjesë e ndonjë strategjie për të hequr Putinin nga pushteti në Rusi.

“Unë nuk thashë atëherë e as tani nuk po artikuloj një ndryshim politikash. Shpreha zemërim personal moral që ndjeva ndaj këtij njeriu dhe nuk kërkoj falje. Askush nuk beson se ne do të rrëzojmë Putin. Askush nuk e beson këtë. Gjëja e fundit që dua të bëj është të përfshihem në një luftë tokësore ose një luftë bërthamore me Rusinë”, tha ai.

Lexo më shumë  Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

I pyetur nëse deklarata e tij se “Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet” do të nxiste një përgjigje negative nga Putini, presidenti amerikan u shpreh se “do të bëjë atë që dëshiron të bëjë”.

Zyrtarët e administratës sqaronuan më pas se Shtëpia e Bardhë nuk po mbronte strategjinë për ndryshimin e regjimit në Rusi.

Komenti i ashpër i presidentit Biden për homologun rus, nxiti polemika në Shtetet e Bashkuara dhe shkaktoi reagim nga disa aleatë në Evropën Perëndimore.

Lexo më shumë  Polonia krijon një brigadë të posaçme ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Kaliningradin rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *