Bota

Bideni mban sonte fjalimin e fundit në Asamblenë e OKB-së si president

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të përpiqet ta forcojë trashëgiminë e tij të politikës së jashtme në një fjalim të OKB-së të martën, duke u përballur ende me sfidat e luftës në Ukrainë kundër pushtuesit rus dhe tensionit në Lindjen e Mesme.

Me katër muaj të mbetur në zyrë, Bideni do ngjitet në foltoren e OKB-së, në orën 4 pasdite, për të mbajtur fjalim para liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për luftërat në këto rajone, raporton Reuters.

Ndërsa përpjekjet për një armëpushim në Gaza po dështojnë dhe me betejën ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, Pentagoni ka thënë të hënën se do të dërgojë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit

Presidenca e Bidenit është dominuar nga sfidat e politikës së jashtme nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, sulmit të Hamasit në Izraelin jugor e deri te ofensiva izraelite në Gaza.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se fjalimi i Bidenit do t’i japë mundësi atij për të folur mbi ato që ai i konsideron si arritjet kryesore gjatë kohës së tij në detyrë dhe të nxisë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për Ukrainën me arsyetimin se nevojitet një zgjidhje diplomatike në Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

Bidenit do t’i prezantohet një “plan i ri i fitores” nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kur ata të takohen në Washington të enjten. Një zyrtar amerikan ka thënë se plani është ndoshta i ngjashëm me planet e mëparshme që kërkonin më shumë armatim dhe mbështetje për luftën e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player