Bota

Bideni lavdëron Finlandën e Suedinë për bashkëpunimin në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përmendur Kosovën derisa shprehi mbështetje të fortë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Pas takimit të së enjtes me liderët e dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë, Bideni ka thënë se trupat finlandeze dhe suedeze kanë shërbyer krah për krah me SHBA-në dhe trupat e NATO-s në Kosovë, Afganistan dhe në Irak, raportoi CNN-i.

“Trupat finlandeze dhe suedeze tashmë kanë shërbyer krah për krah me SHBA-në dhe trupat e NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Dhe Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Ai ka thënë se ndihet krenar që mirëpret dhe ofron përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara për aplikimet e dy demokracive më të mëdha.

“Dy krenarë të pavarur, vendet që ushtrojnë të drejtat e tyre sovrane që të gjitha shtetet posedojnë për të vendosur vetë sigurinë e tyre”, ka thënë Biden pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez, Sauli Niinisto, derisa shtoi se këto vende përmbushin të gjitha kërkesat e NATO-s.

Lexo më shumë  Rumania ndal reaktorin e dytë të centralit bërthamor për shkak të nivelit të ulët të Danubit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *