Lajme

Bideni fton Osmanin në Samitin e dytë për Demokraci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci.

Sipas njoftimit nga Presidenca, pos fjalimit krahas liderëve të shteteve tjera, “Osmani është përzgjedhur edhe në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor në seancën plenare në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile”.

Samiti për Demokraci është nismë e Shtëpisë së Bardhë që mëton të nxjerrë në pah suksesin e demokracisë në dobi të qytetarëve si dhe adresimin e sfidave më të vështira botërore.

Lexo më shumë  Fermerët në Krujë të shqetësuar për çmimin e naftës: Bujqësia po vuan

Më 9 dhjetor 2021, Osmani pati përfaqësuar Kosovën në edicionin e parë të Samitit për Demokraci.

“Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkë-udhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit”, thuhet në njoftim të presidencës.

Lexo më shumë  Berlini rrëzon formulën Rama–Vuçiq, pa reforma nuk ka integrim ekonomik

Sivjet, ky samit organizohet nga SHBA-ja në bashkëorganizim me Kosta-Rikën, Holandën, Korenë dhe Zambinë. Ai organizohet më 29 dhe 30 mars. Samiti mbledh liderët botërorë në format virtual plenar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *