Bota

Bideni do të vendosë sonte sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë

Administrata e Joe Bidenit është duke planifikuar që të vendosë sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë, dhe anëtarëve të familjeve të tyre, të enjten, ka bërë të ditur për CNN një burim i afërt me çështjen.

Sanksionet pritet të ndjekin një listë të oligarkëve të sanksionuar nga Bashkimi Evropian në fillim të kësaj jave, megjithëse nuk do të jenë identike, ka thënë burimi.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Megjithatë, paketa amerikane do të jetë më e shtrirë, duke përfshirë ndalimet e udhëtimit dhe synimin e anëtarëve të familjes.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka aplikuar tashmë sanksione ndaj një numri të lartë të rusëve të afërt me Kremlinin, së bashku me fëmijët e tyre të rritur.

Bideni është zotuar të ndjekë fitimet e oligarkëve rusë, duke përfshirë avionët e tyre privatë, apartamentet luksoze dhe jahtet.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *