Bota

Biden pas takimit me udhëheqësit e “G7”: Do ecim përpara me sanksione shkatërruese ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten në mbrëmje se bashkë me liderët e tjerë të “G7” ra dakord për të ecur përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të reja ekonomike ndaj Rusisë.

“Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, shkroi ai në një status në Twitter.

Lexo më shumë  Delegacioni amerikan dhe ai iranian në takime të ndara me kryeministrin e Pakistanit

Biden u takua sot me me homologët e tij dhe pritet të japë një deklaratë për shtyp në orën 13:30, nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me situatën në Ukrainë.

“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, shkroi ai.

Lexo më shumë  Axios: SHBA-ja dhe Libani kërkesë Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Hezbollahut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *