Bota

Biden paralajmëron Izraelin: Je duke humbur mbështetjen ndërkombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden paralajmëroi Izraelin se ka filluar të humbasë mbështetjen globale për shkak të “bombardimeve pa dallim” në Gaza.

Deklaratat e forta të lideri amerikan u bënë gjatë një eventi për mbledhje fondesh, të cilat mund të konsiderohen fare mirë dhe si kritikat më të forta ndaj lidershipit të Izraelit.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se është 'shumë e pamundur' ta zgjasë më tej armëpushimin, pas mbarimit të tij

“Siguria e Izraelit mund të mbështetet te SHBA, por tani ka më shumë se Shtetet e Bashkuara. Ka Bashkimin Evropian, Evropën, pjesën më të madhe të botës. Por ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që ndodhin” tha Biden.

Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë ripërsëriti qëndrimin se Izraeli ka të gjithë të drejtën për të luftuar Hamasin dhe për t’u mbrojtur prej tij.

Lexo më shumë  Pas 40 vitesh në Çernobil/ Natyra ka pushtuar atë që lanë njerëzit (PAMJE TE RRALLA)
YouTube player