Bota

Biden nuk përmbahet, e quan Putinin: Një bir k*rve i çmendur

Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka quajtur Vladimir Putinin “një bir k*rve i çmendur” gjatë një eventi për mbledhje fondesh në Kaliforni:

“Ne kemi një bir k*rve të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe duhet gjithnjë të shqetësohemi për një luftë nukleare, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima,” tha Biden.

Lexo më shumë  Incidenti/ Avioni i Zelensky për pak sa nuk godit nga dron në Moldavi

Eventi u zhvillua në San Francisko dhe u ndoq nga një grup i vogël gazetarësh.

Biden më herët e ka quajtur Putinin, që urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 2022, “një kasap” dhe “një kriminel lufte”. Shtetet e Bashkuara do të lajmërojnë një paketë sanksionesh të reja kundër Rusisë të premten në lidhje me vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Lexo më shumë  Zbulohen detaje se si një dron rus vonoi largimin e Zelenskyt nga Moldavia

Rruga Press

YouTube player