Bota

Biden: Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore është real

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të hënën se kërcënimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke përdorur armë bërthamore taktike është real, raportoi të martën Reuters.

Këtë deklaratë Bideni e ka dhënë disa ditë pasi denoncoi vendosjen e armëve të tilla nga Rusia në Bjellorusi.

Javën e kaluar, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë se vendi i tij ka filluar të marrë armë bërthamore taktike ruse, disa prej të cilave ai tha se janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike që SHBA-ja hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Vendosja e armëve bërthamore me rreze të shkurtër jashtë Rusisë është lëvizja e parë e tillë e Moskës që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj armëve bërthamore strategjike si përgjigje ndaj Rusisë dhe nuk kanë parë asnjë shenjë se Moska po përgatitet të përdorë armë bërthamore.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë
YouTube player