Bota

Biden: Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore është real

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të hënën se kërcënimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke përdorur armë bërthamore taktike është real, raportoi të martën Reuters.

Këtë deklaratë Bideni e ka dhënë disa ditë pasi denoncoi vendosjen e armëve të tilla nga Rusia në Bjellorusi.

Lexo më shumë  Shumica e madhe e evropianëve nuk e shohin më Amerikën si aleate

Javën e kaluar, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë se vendi i tij ka filluar të marrë armë bërthamore taktike ruse, disa prej të cilave ai tha se janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike që SHBA-ja hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

Vendosja e armëve bërthamore me rreze të shkurtër jashtë Rusisë është lëvizja e parë e tillë e Moskës që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Lexo më shumë  Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj armëve bërthamore strategjike si përgjigje ndaj Rusisë dhe nuk kanë parë asnjë shenjë se Moska po përgatitet të përdorë armë bërthamore.

Rruga Press

YouTube player