Bota

Biden: Jam në këtë garë deri në fund dhe do të fitojmë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka hedhur poshtë zërat se synon të heqë dorë nga kandidatura për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se është gati për fitore në nëntor.

Ka pasur shqetësime në ngritje për aftësitë e 81-vjeçarit pas debatit të dobët që zhvilloi me rivalin republikan Donald Trump.

Lexo më shumë  Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë për shëndetësinë nga “Pandemic Fund”

“Më lejoni ta them këtë sa më qartë që të mundem, sa më thjeshtë dhe drejtpërdrejtë sa të mundem: po kandidoj… askush nuk po më shtyn të tërhiqem. Unë nuk po largohem. Unë jam në këtë garë deri në fund dhe ne do të fitojmë”, ka thënë Biden, raporton “AP”.

Bideni e bëri deklaratën gjatë një takimi ku morën pjesë 24 guvernatorët demokratë, të cilët i dhanë mbështetje presidentit aktual.

Lexo më shumë  SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin

 Zgjedhjet në SHBA mbahen më 5 nëntor. 

Rruga Press

YouTube player