Bota

Biden i prerë: Ne do t’i përgjigjemi vrajses së ushtarëve amerikanë në Jordani

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar lidhur me vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani duke potencuar gjithashtu se ka vendosur se si SHBA-ja do t’i përgjigjet këtij sulmi me dron.

Por, përkundër kësaj deklarate Biden tha se nuk do të nevojitet “një luftë më e gjerë në Lindjen e Mesme”.

Për sulmin në bazën ushtarake amerikane e mori përgjegjësin një grup militantësh i mbështetur nga Irani. Siç u raportua, edhe disa të tjera mbetën të lënduar nga sulmi i së dielës pranë kufirit me Sirinë.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Biden nuk tregoi saktësisht se cili mund të jetë reagimi i SHBA-së, por sipas tij Shtëpia e Bardhë premton një “reagim të rëndësishëm”.

Zyrtarët amerikanë janë përpjekur të shmangin një konflikt spiral në Lindjen e Mesme.

Por, nga sulmi i fundit ku u vranë ushtarët amerikanë ishte i pari kërcënim i armikut në rajon që nga shpërthimi i luftës së Izraelit në Gaza më 7 tetor.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Irani ka mohuar çdo përfshirje në sulm.

“Unë e konsideroj Iranin përgjegjës për faktin se autoritetet atje po i furnizojnë me armë ato grupe përgjegjëse”, deklaroi Biden të martën.

Sulmi gjatë natës kishte në shënjestër një bazë ushtarake amerikane e njohur si Kulla 22 në veri-lindje të Jordanisë.

YouTube player