Bota

Biden: Do të ishte joracionale që Kina ta negocionte paqen në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të ishte joracionale që Kina të negocionte rezultatin e luftës në Ukrainë, kur u pyet për planin e paqes të Pekinit për konfliktin.

“Putini po e duartroket, pra si mund të jetë mirë?”, ka thënë Biden për ABC News të premten.

“Ideja që Kina do të negociojë rezultatin e një lufte që është një luftë krejtësisht e padrejtë për Ukrainën, është thjeshtë joracionale”, ka shtuar presidenti amerikan.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Kina bëri thirrje për një armëpushim dhe bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë të premten, duke ofruar një propozim prej 12 pikash për t’i dhënë fund luftimeve.

Plani i Kinës u kërkon të dyja palëve të bien dakord për një de-përshkallëzimin gradual dhe paralajmëron kundër përdorimit të armëve bërthamore.

Volodymyr Zelensky ka përshëndetur planin e paqes të Kinës për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, por tha se do të ishte i pranueshëm vetëm nëse do të çonte në tërheqjen e trupave të Vladimir Putin nga i gjithë territori ukrainas i okupuar.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Presidenti ukrainas tha se “dëshironte të besonte” se Pekini ishte i interesuar për një “paqe të drejtë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *