Bota

Biden: Demokracia po përballet me ‘sfida alarmante’ në gjithë botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden paralajmëroi liderët botërorë të enjten për “sfida alarmante” të demokracisë në mbarë botën.

Ai këto komente i bëri në nisjen e Samitit për Demokracinë, një samit virtual, ku po marrin pjesë liderët e 110 shteteve, përfshirë Shqipërinë.

Sipas Biden, trendet e demokracisë “gjerësisht janë duke shkuar në drejtimin e gabuar”, prandaj, ai tha se “demokracia ka nevojë për kampionë”. Sipas presidentit amerikan, ripërtëritja e demokracisë kërkon “përpjekje të vazhdueshme”.

“Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas meje, kjo është çështje urgjente për të gjithë ne”, tha Biden.

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës

Presidenti Biden thanë se autokracitë e fuqishme po tentojnë që ta zgjerojnë ndikimin e tyre në mbarë botën.

“Përmes presionit të jashtëm nga autokratët, që duan të zgjerojnë fuqinë e tyre, për ta eksportuar dhe zgjeruar ndikimin e tyre në mbarë botën dhe për të justifikuar politikat dhe praktikat e tyre represive, si mënyrë më e mirë për të adresuar sfidat e sotme. Kështu e paraqesin ata këtë gjë”, tha Biden.

Ai tha se në planin e brendshëm, SHBA-ja ka nisur një sërë iniciativash për t’ua përmirësuar jetën amerikanëve, por po ashtu “ne po dyfishojmë mbështetjen tonë për demokracitë në mbarë botën”, tha Biden.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Biden bëri thirrje që bota të ngrihet në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Si komunitet global për demokracinë ne duhet të ngrihemi për vlerat që na bashkojnë, ne duhet të ngrihemi për drejtësi dhe sundim të ligjit, për liri të shprehjes, liri të tubimit, liri të medias, liri të besimit dhe për të gjitha të drejtat e njeriut”, tha Biden.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *