Biden: Çmimet e benzinës, kosto që duhet paguar për Ukrainën
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se rritja e çmimeve të benzinës në të gjithë Amerikën është “çmimi që duhet paguar” për luftën në Ukrainë.
Në një intervistë me Associated Press, presidenti tha se e kishte bërë të qartë që në fillim se konflikti do të kishte një kosto financiare, si dhe një kosto humanitare.
“Opsioni për të mos bërë asgjë ishte më i keq”, tha Bideni.
I pyetur nëse kishte menduar për rreziqet politike nga rritja e çmimeve të gazit, ai tha: “Unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara. Nuk ka të bëjë me mbijetesën time politike. Ka të bëjë me atë që është më e mira për vendin”, raporton Sky News.
Sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë si rezultat i luftës, kanë bërë që çmimet e benzinës të rriten në SHBA dhe në mbarë botën.
Presidenti u bëri thirrje kompanive të naftës që të mendojnë për nevojat globale afatshkurtra dhe të rrisin prodhimin.
Rruga Press