Bota

Biden befason punëtorët e fabrikës në Kolorado: ‘Marina ime ka një buton që mund ta hedhë botën në ajër’

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi një fabrikë jug-koreane në Kolorado, dhe befasoi punëtorët kur tha se marina e tij ka një pajisje me kod për ta hedhur botën në ajër.

Gjatë turneut në objektin e kompanisë CS Wind në Pueblo, Biden iu afrua një punëtori të tretë që mbante një tastierë kontrolli në duar.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

“Marina ime ka një lloj buton të ngjashëm, por ka një kod për ta hedhur botën në ajër. Kjo e jotja nuk komandon bombat bërthamore apo jo”, u shpreh Biden, si duket bëri një deklaratë në formë shakaje. Të katërtit filluan të qeshin.

YouTube player

Presidenti amerikan kishte vizituar fabrikën si duket për t’u informuar me rrjedhën e punës aty.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

Kompania jug-koreane CS Wind njihet nga Shtëpia e Bardhë si prodhuesja më e madhe në botë e kullave me erë.

YouTube player