Beteja në Parlamentin e Serbisë/ Shaip Kamberi shprehet se do të kandidojë edhe për një mandat të ri
Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka parlajmëruar se do të kandidojë edhe për një mandat të ri.
Zgjedhjet e reja parlamentare në Serbi do të mbahen me 3 prill.
Ai përmes një postimi në facebook thotë se vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi e barazi.
Ai zotohet që do të vazhdojë politikën që e ka ndjekur në parlamentin serb.
Postimi i plotë:
KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI !
Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.
Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.
Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.
Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.
Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim.
Vazhdojmë bashkë!
Rruga Press