Bota

BBC: Presidenti ukrainas thotë se nuk ka parë ndonjë tërheqje të trupave ruse pavarësisht pretendimeve të Kremlinit

Presidenti i Ukrainës tha të mërkurën se nuk kishte parë ndonjë tërheqje të trupave ruse, pavarësisht se Rusia tha një ditë më parë se po tërhiqte disa trupa prej kufirit ukrainas.

Volodymyr Zelensky i tha bbc-së se “Të jemi të sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo dëgjuam për këtë”.

Ai shtoi se tërheqja e trupave ruse do të ishte diçka që të gjithë do të mund ta shihnin, jo vetëm ushtria. Zelensky ka vizituar sot disa prej trupave ushtarake ukrainase në terren.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi të martën pamjet që duket se tregojnë arsenalin ushtarak që po largohet nga kufiri ukrainas.

“Por tani për tani, janë vetëm deklarata”, tha i pari i shtetit ukrainas.

Rusia të martën nuk specifikoi sesa trupa po tërhiqte dhe vendet e tjera kanë qenë skeptike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se nuk kishin parë asnjë provë të tërheqjes së trupave ruse – dhe se në fakt dukej sikur Rusia po rrit praninë e saj.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Presidenti Joe Biden tha të martën se SHBA nuk kishte qenë në gjendje të verifikonte pretendimin e Rusisë se po tërhiqte disa trupa.

SHBA dhe Britania e Madhe kishin paralajmëruar në fillim të kësaj jave se një pushtim nga Rusia mund të ndodhë brenda disa ditësh. 

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *