Lajme

Bërnabiqi njejtë si Daçiqi, nuk merr pjesë në fotografinë familjare të Samitit të Berlinit, shkak flamuri i Kosovës

Ka përfunduar sesioni i parë i samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

Pas kësaj, liderët e Bashkimit Evropian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë fotografinë e përbashkët, mirëpo ka munguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila siç kuptohet ka ikur dhe e ka bojkotuar atë për shkak të flamurit të Kosovës.

Lexo më shumë  Ambasadorja e re e BE-së i kërkon shefit të SPAK rezultate konkrete

Ndërkaq para atyre kanë performuar një grup vallëtarësh nga të gjitha komunitetet në Shqipëri.

Kujtojmë se njëjtë edhe para disa ditësh ka ikur edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili nuk mori pjesë në foton familjare të Ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që u mbajt po në Tiranë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Vendi tkurret, shteti nuk tkurret: 186.3 mijë të punësuar në sektorin publik në Shqipëri
YouTube player