Lajme

Berisha: Rama ktheu Tiranën në Beorgad të vogël. Së bashku me Vuçiç po përgatisin plane të kobshme ndaj Kosovës

Ish-Kryeministri dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se Edi Rama e ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël.

Berisha tha se refuzimi i rezolutës kundër gjenocidit serb në Srebrenicë ishte një barbari e dytë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Sipas tij Rama së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, po përgatisin plane të kobshme ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Berisha: Edi Rama, ku vasal i Vuçiç, ka shndërruar Tiranën, kryeqyettin e Shqipërisë, ne Beogradin e vogël.  Rama e Dodik kanë qëndrim identik për vrasjet, masakrat, krimit kundër njerëzimit që u kryen në Kosovë. Rezoluta që paraqitëm për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, u refuzua nga Rama, me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur, në të cilën Shqipëria është thjesht Beogradi i vogël. Në vitin ’45 Enver Hoxha, pasi me divizionet e tij, mundësoi vërshimin e hordhive serbe malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi atë te Tito, akt të cilin e mbron edhe në vitin 1982 kur thotë mirë bën, Rama po thur me Vuçi, plane të kobshme për shqiptarët në Kosovë. Të refuzosh dënimin e gjenocidit serb në Kosovë në kuadrin e operacionit patkoit, do të thotë të masakrosh, të përdhunosh,  dhe të krijosh barbari  edhe njëherë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Apeli lë në paraburgim ushtarët malazezë që mbajtën në veturë targat “Kosova është Serbi”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *