Lajme

Berisha për vizitën e Mitsotakis: Himara minoritet? Absurditeti më i madh historik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vizitën që kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis zhvilloi ditën e djeshme në jug të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Mitsotakis, si kryeministër i Greqisë, mund të vizitojë çdo zonë të vendit tonë.

Por ai nënvizoi se zhurma që është krijuar se Himara është minoritet, është absurditeti më i madh historik.

“Së pari, kryeministri i Greqisë, i një vendi partner, mik, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si zyrtar, qoftë si qytetar privat. Këtu duhet të jemi të çliruar nga çdo kompleks. Mund të vizitojë Himarën dhe çdo zonë tjetër. Por, zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larim në gjak për identitetin e tyre kombëtar shqiptar. Himara ka një realitet të pamohueshëm, se një pjesë e fshatrave flasin edhe shqip edhe greqisht. Qyteti, si çdo port, është i miksuar, shqiptarë kryesisht, por edhe grekë, venecianë. Por këto, as gjuha, as mikstura, nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër përveçse bastion i shqiptarizmës.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Himara, e njohur në histori, së bashku me malësitë e Alpeve dhe Sulin, kanë pasur kodet dhe kanunet e tyre. Ajo çka mund të them unë është kjo: patrikana duhet të shpallë një ndjesë publike ndaj himariotëve se në fakt, në periudhën kur ata qëndronin ndaj Portës, patrikana flirtonte edhe në kurriz të tyre. Gjë që i detyroi ata t’i drejtohen Vatikanit dhe të bëjnë një modifikim në besimin e tyre, të mbeten ortodoksë të afërt me ritin katolik. Pra, në këtë kontekst, kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo zonë, por Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj është shqiptare, përfshi edhe ato fshatra që janë bilingualë. Flasin edhe shqip, edhe greqisht”, theksoi kryedemokrati.

Lexo më shumë  “Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës”- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Ditën e djeshme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi Himarën dhe Derviçanin, ku takoi banorë të zonës.

Në Derviçan, Mitsotakis u prit nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *