Lajme

Berisha: Koncesionet në shëndetësi, vjedhje që shkon deri në 1 miliard euro. Me sterilizimin u morën 76 milionë euro

Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, deklaroi se “koncesionet në shëndetësi janë në të gjitha aspektet vjedhja e dytë më e madhe e shekullit”.

“Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata, për 10 vite, shkon në 450 milionë euro. Por, sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë në 900 milionë deri në 1 miliard euro mbi shpatullat e shqiptarëve. Sot, natyrisht çështje dite është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit që ishte parashikuar t’u kushtonte në 10 vite me kursin e atëhershëm 100 milionë, me të sotmin 80 milionë, në 5 vitet e para për shkak të vjedhjeve ka kushtuar 76 milionë euro”, u shpreh Berisha.

Lexo më shumë  Blushi: Rama ka përjashtuar 40% të popullatës nga fondet buxhetore, goditje e rëndë për fshatin e fermerin

Sipas tij, autorët kryesorë të kësaj vjedhjeje janë Edi Rama dhe Ilir Beqaj.

“Autorë kryesorë absolut dhe mbështetësi kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit, përkatësisht Ilir Beqaj dhe Edi Rama, janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke e konsideruar legjitime të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat që të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë. E vërteta është se trungjet e kësaj afere të madhe janë Ilir Beqaj dhe Edi Rama”, shtoi Sali Berisha.

Lexo më shumë  Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre

Rruga Press

YouTube player