Berisha hyn me forcë në PD! Basha bën sikur s’dëgjon, u tregon dokumenta deputetëve
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është futur në selinë e Partisë Demokratike, ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në një mbledhje në një sallë tjetër. Siç duket nga pamjet e siguruara Basha bën sikur nuk dëgjon as kamerat dhe as demokratët e tjerë që kanë hyrë në seli, ndërkohë që u tregon dokumenta. Po nga ana tjetër duket se asnjë nuk e ka mendjen tek ajo që thotë kryedemokrati, pasi janë secili në telefonat e tyre, me siguri duke parë ç’ndodh jashtë dhomës ku ata ndodhen.
Rruga Press