Lajme

Berisha e akuzon se do t’i dalin dosje të reja, Basha: Nga Trekëndëshi i Bermudës s’është përballur asnjë me drejtësinë

Berisha e ka akuzuar Bashën se duhet të përballet me drejtësinë dhe dosje të tjera, përveç asaj të “Toyota Yaris.”

Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët se si i përgjigjet këtyre akuzave u përgjigj:

Do i isha përgjigjur duke qeshur po mos ishim në një gjendje e cila nuk është për të qeshur për familjet shqiptare.

Basha: Nuk e kam dëgjuar për çfarë akuzash ka hedhur sot ndaj meje.

Gazetarja: I keni marrë kartat anëtarëve…

Basha: I kam marrë kartat anëtarëve dhe nuk ja kam dhënë? Ta kuptoni se sa banal është kthyer, sa qesharak është kthyer. Çdo anëtar identifikohet me numrin personal të identifikimit. Drejtësisë shqiptare e ka makth Trekëndëshi i Bermudës, por ky është problemi i tyre.

Nga trekëndëshi i Bermudës askush nuk ka dalë para drejtësisë, unë kam qenë që 32-vjeç para drejtësisë. Nuk kërkova medalje për rrugën Durrës-Kukës, por u kujdesën të më çonin para drejtësisë. Rezultoi se ishte gjithçka e stisur. PD nuk mund të pajisë me karat njerëz nga parti të tjera apo nga bota e krimit. Aqif Rakipit nuk do t’i japim kartë, as Suel Çelës, as Tom Doshit, as kuotave që ka caktuar Ilir Meta në Foltores e LSI./ora/

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *