Lajme

Berisha bën akuzën e fortë: Òrgjìtè e McGonigalit në Tiranë janë reale!

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se ministret socialiste kanë kërkuar përjashtimin e tij sepse denoncoi veprimtarinë èròtìkè të Charles McGonigal në Tiranë. Ai u shpreh se ato janë reale dhe nuk mund të mbulohen nga socialistët.

“Një përshëndetje qytetarë dhe qytetare. Këtu në këtë strofull të krimit dhe mafies ndodhi dhe vakia e fundit. Një ish ministre kërkoi dënimin tim sepse unë kam denoncuar veprimtarinë èròtìkè të McGonigalit në Tiranë. Të ngrihen në këtë mënyrë është gjëja më e paimagjinueshme.

Prandaj dhe i ftoj zonjat konkretisht të kërkojnë. Fillove ti, edhe ty të dogji miza pas kësule. Çfarë pate ti Elisa? Pse kapitulli èròtìk është? Si bëni kështu more? A keni fiqir apo nuk keni? Po pse, erotizmin e McGonigalit mbroni këtu?! Ku e di ti? Pse betohesh ti? Pse të djeg ty?

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Nuk e mbulon dot jo. A e kupton apo jo? Òrgjìtè e McGonigalit janë reale. Më duhet zëri për më vonë por secili është parlamenti dhe si ju kanë ndjekur dashuritë e McGonigalit dhe ngrihen njëra pas tjetrës. O perëndi çfarë jeni ju. Kujt i djeg viza pas veshit tjetër?! Me radhë merreni fjalën”, deklaroi ai.

Ministrja e Shtetit për marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e akuzoi liderin demokrat për deklaratat sèksìstè, siç i quajti ajo.

Lexo më shumë  "Ra Lali prej fiku, ra si top llastiku!"/ Veliaj në SPAK, rrjeti shfrenon fantazinë

“Do të mbeteni 10 vjet rrugëve,  e morët peng në ’90-ën dhe e kthyen në parti leniniste. Është e turpshme për një burrë që të shantazhojë gratë. Populli ju rezervon një vend të veçantë duke i bërë gjithmonë më të vegjël, duke i nxjerrë nga skena  politike.

Por ne jemi këtu për tu folur nga Kuvendi.Të jesh i bindur se deklarata që lexoi Denaj është e plotë. Keni arritur në nivelin e pafytyrësisë. Doktor nuk bëhet revolucion, mblidh mendjen”,  u shpreh Spiropali.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *